‘Më mirë ndaj një ekipi të La Ligas sesa ndaj Cordobas’

18:23 / 11.12.2012

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka thënë se më shumë do t’i pëlqente të luante ndaj një ekipi të La Ligas në kuadër të Kupës së Mbretit, sesa kundër skuadrës që bën gara në Segunda Division, Cordoba.

Lideri i kampionatit spanjoll të mërkurën udhëton në Andaluzi për të luajtur ndaj ekipit që e eliminoi Real Sociedadin, ndërsa Vilanova mendon se do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e komplikuar.

“Më duhet të them se është shumë vështirë dhe është një ndeshje e komplikuar. Më mirë do të luaja ndaj një top-skuadre”.

“Këto nuk janë vetëm fjalë, kështu mendoj dhe do të preferoja të luaj ndaj një ekipi të Primera Liga”, ka deklaruar trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.