Gomez: Krejt çka dua është titulli i Bundesligës

15:28 / 12.12.2012

Sulmuesi i Bayernit të Munichut, Mario Gomez, ka zbuluar se atij nuk i pengon qëndrimi në bankën rezervë nëse ekipi i tij shpallet kampion i Bundesligës.

“Me të vërtetë, unë e kam vetëm një objektiv dhe ai është ta fitojë Bundesligën. Gjërat tjera janë më pak të rëndësishme për mua”.

“Do të isha më shumë se i lumtur nëse do të hyja shpesh në lojë nga banka rezervë përderisa ne përfundojmë si kampion të ligës”, ka thënë Mario për Bild./Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.