Juve kualifikohet, e pret Milanin
Juventusi është kualifikuar në çerekfinale të Coppa Italias, pasi mposhti minimalisht Cagliarin në shtëpi me rezultat 1-0. Juve dominoi në këtë takim, por mysafirët u bënë ballë sulmeve të Bianconerëve.
Sidoqoftë, në pjesën e dytë ishte produkti i akademisë, Sebastian Giovinco, ai që shënoi për 1-0 me ndihmën e Padoin (57’).
Juve deri në fund tentoi të gjente portën për herë të dytë, por nuk arriti të realizonte, ndërsa ky gol mjaftoi që Zonja e Vjetër të kualifikohet në çerekfinale.
Në çerekfinale të kupës Juventusi e pret fituesin e duelit Milan – Reggina që zhvillohet të enjtën mbrëma në San Siro. /Telegrafi/