Pëson Reali

23:55 / 12.12.2012

Real Madridi ka pësuar humbje prej 2-1 si mysafir i Celta Vigos në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Kupës së Mbretit.

Fraksioni i parë i lojës së zhvilluar në Estadio de Balaidos u mbyll pa gola, ndërsa të dyja skuadrat kanë mundur të shënojnë.

Në gjysmën e dytë, pas një harkimi të Krohn-Dehli, Bermejo mposhti portierin Adan (56’).

Me një goditje mahnitëse, Cristian Bustos e dyfishoi epërsinë nga distanca (78’).

Cristiano Ronaldo u përkujdes që Los Blancos të kishin më pak vështirësi në ndeshjen e kthimit që e zhvillojnë në shtëpi. Asistimi ishte i Xabi Alonsos (87’).

Nga ana tjetër, në derbin kryeqytetas, Atletico Madridi ka regjistruar fitore komode prej 3-0 kundër Getafes për të qenë favorit në ndeshjen e kthimit. /Telegrafi/


Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.