Hamsik nuk është i interesuar për PSG-në

14:48 / 13.12.2012

Mesfushori i Napolit, Marek Hamsik, ka hedhur poshtë spekulimet për kalimin e tij te PSG në afatin kalimtar të janarit.

“Nuk jam duke menduar ta ndërroj klubin. Unë ndihem mirë këtu, i lumtur dhe i kënaqur. Nuk e brengosi vetën me gjëra të tilla, unë i lexoj këto spekulime por nuk di asgjë për to”.

“Unë kam kontratë pesë vjeçare me Napolin, klub i cili po rritet dhe po luan shumë mirë për momentin, kështu që nuk shoh ndonjë arsye për t’u larguar”, ka thënë sllovaku për Corriere dello Sport./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.