Wenger: Juventusi ka rilindur
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se gjiganti italian Juventus do të jetë kërcënim për çdo skuadër në Ligën e Kampionëve pasi, sipas tij, ata kanë rilindur.“Të mos e harrojmë Juventusin, të cilët e siguruan kualifikimin e tyre në ditën e fundit. Ata e bënë këtë në mënyrë të mrekullueshme dhe kjo është një shenjë se ata janë në një formë të jashtëzakonshme. Unë besoj se ata kanë rilindur”.
“Tash kemi hyrë në fazën e eliminimeve direkte dhe unë mendoj se Juventusi mund të shkojë larg sepse ata janë të aftë që të bëjnë surpriza”, ka thënë Wenger për Eurosport./Telegrafi/