Mascherano: Messi është një vrasës në fushë

11:20 / 14.12.2012

Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano, ka folur për shokun e tij të skuadrës, Lionel Messi, duke e cilësuar atë si një vrasës në fushë.

“Për sa i përket futbollit, ai është një vrasës. Messi dëshiron të luajë futboll dhe nuk i intereson se kë e ka përballë”.

“Ai bën gara me vetën. Ky është një virtyt i mirë dhe ai ka arritur në një nivel, ku është bërë më shumë si një golfist se sa futbollist. Çdo ditë ai mundohet t’i zvogëlojë mangësitë”, është shprehur 28 vjeçari për Mundo Deportivo./Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.