Abidal: Dua të luaj përsëri

13:41 / 14.12.2012

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, ka deklaruar se ai do të luftojë shumë që të mund të luajë përsëri futboll.

Francezi ishte diagnostikuar me tumor ne mëlçi në fund të vitit 2011 dhe në mars të këtij viti iu nënshtrua një operacioni të transplantimit të këtij organi, që përfundoi me sukses.

“Mjekët më thonë se nuk është normale që unë kam shpëtuar. Unë do të luftojë shumë që të luaj përsëri futboll por edhe nëse nuk mundem, nuk e kam problem. Do të vazhdoj të qëndroj me familjen time”, ka thënë Abidal për Sport.es./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.