Llorente: Nuk kam marrëveshje me Juventusin

19:02 / 14.12.2012

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Fernando Llorente, ka këmbëngulur se ai nuk ka arritur ende marrëveshje me Juventusin, përkundër spekulimeve të mëdha.

Juve konsiderohet si favorit për Llorenten edhe pse Arsenali dhe Tottenhami janë po ashtu pas tij.

“Jo, është plotësisht e pavërtetë. Mendoj se është normale që njerëzit të flasin këto gjëra, por unë duhet t’i respektoj rregullat. Unë jam lojtar i Bilbaos deri më 1 janar dhe nuk mund të nënshkruaj me asnjë ekip tjetër”, ka theksuar Llorente.

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.