Paredes në planet e Milan e Juventus
Leandro Paredes ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve italianë, Milan dhe Juventus, falë paraqitjeve të mira me Boca Juniors.Pas largimit të disa lojtarëve kyçë, Rossonerët janë në kërkim të rindërtimit të skuadrës, ndërsa 18-vjeçari konsiderohet si shtesë e rëndësishme.
Nga ana tjetër, Bianconerët dëshirojnë më shumë kreativitet në ekipin e tyre, ashtu që mesfushori argjentinas do të ishte një transferim afatgjatë. /Telegrafi/