Fergie për takimin me Moun: Do të porosis verë të mirë!
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, mezi pret “ribashkimin” me Jose Mourinhon, pasi shorti i nxori Djajtë e Kuq kundër Real Madridit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.“Një mundësi e shkëlqyer që tifozët tanë ta shohin Cristianon sërish, po ashtu edhe për mua që të takohem përsëri me Josen – duhet të porosis verë të mirë”, ka deklaruar Sir Alex.
Këto shprehje ishin mjaft të ngrohta nga Ferguson, i cili në të kaluarën nuk ka thënë fjalë të mira për Los Blancos, të cilët ia morën futbollistin kryesor në vitin 2009. /Telegrafi/