Sneijder përgatitet për largim

18:38 / 21.12.2012

Mesfushori holandez, Wesley Sneijder, është duke u përgatitur që të largohet nga Interi në afatin kalimtar të janarit – ka thënë gruaja e tij, Yolanthe.

Raportet e 28-vjeçarit me klubin janë zbehur që nga momenti kur ai refuzoi vazhdimin e kontratës, në të cilën zikaltrit kërkonin ulje të pagës.

“Do të largohemi nga Milano. Gjithçka duhet të zgjidhet në ditët e para të janarit”.

“Destinacioni ynë? Po kërkojmë një vend ideal për familjen tonë. Aktualisht, nuk mendoj për karrierën time”, ka thënë gruaja e Sneijder për RTL Boulevard. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.