Terry nuk luan ndaj Aston Villas

20:50 / 21.12.2012

John Terry është kthyer në stërvitje, mirëpo ai nuk do të luajë në ndeshjen e fundjavës ndaj Aston Villas – ka thënë menaxheri i Chelseat, Rafa Benitez.

Kapiteni i Bluve lëndoi gjurin në ndeshjen ndaj Liverpoolit në nëntor dhe që atëherë nuk luan.

“John Terry po stërvitet, po vrapon, por ai nuk është ende në dispozicion”.

“Nuk mund të parashikojmë se sa do të zgjasë (mungesa e tij)”, u ka thënë spanjolli gazetarëve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.