Del Bosque: Pas Spanjës, do të pensionohem
Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque, ka njoftuar se puna aktuale do të jetë e fundit në karrierën e tij si trajner.62-vjeçari ka marrë drejtimin e përfaqësueses në verën e vitit 2008, pas largimit të Luis Aragones, ndërsa që atëherë ka arritur ta fitojë edhe Kupën e Botës edhe Kampionatin Evropian.
“Ekipi kombëtar do të jetë xhiroja e fundit në karrierën time”, ka thënë ish-trajneri i Real Madridit dhe Besiktasit. /Telegrafi/