Ancelotti tejet i kënaqur me triumfin ndaj Brest
Strategu italian, Carlo Ancelotti, është shprehur shumë i kënaqur pas fitores prej 3-0 të Paris Saint-Germain kundër Brestit në Ligue 1.“Ky rezultat më jep kënaqësi të madhe. Ne e mbyllëm vitin mirë”.
“Nuk ishte një ndeshje e lehtë, sidomos për faktin se fusha nuk ishte në një gjendje të mirë. Përkundrazi, paraqitja jonë ishte mbresëlënëse”.
“Luajtëm më vetëbesim dhe me qëndrimin e duhur. Viti përfundoi mirë”, ka pohuar Ancelotti. /Telegrafi/