Marotta: Juve nuk është në kërkim të Drogbas

10:08 / 22.12.2012

Menaxheri gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta, ka përgënjeshtruar njoftimet se Zonja e Vjetër është e gatshme ta transferojë Didier Drogban në afatin kalimtar të janarit.

Bianconerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi klasi, ndërsa është spekuluar se lojtari i Shanghai Shenhua do të kthehet në Evropë për të luajtur me klubin nga Torino.

“Drogba? Nuk e di se kush e ka shpikur këtë ide, por ne nuk kemi pasur kurrfarë kontakti, pjesërisht sepse ai do të luajë në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe se nuk është në dispozicion për një kohë të gjatë”.

“Pas shitjes së Lucios dhe lëndimit të Chiellinit, jemi në kërkim të një lojtari defensiv”, ka deklaruar Marotta për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.