Ka shpresë për Liverpoolin

20:22 / 22.12.2012

Me rezultat 4-0, Liverpooli e ka mposhtur Fulhamin në Anfield për të shpresuar që të zë një vend në top-katërsh deri në fund të sezonit.

Pas një harkimi nga këndi të Gerrard, Martin Skrtel shënoi për epërsinë e Redsave (8’).

Steven Gerrard e dyfishoi epërsinë falë asistimit të Stewart Downing dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Stewart Doëwning shënoi golin e parë kampional me fanellën ‘e kuqe’, pasi kapiteni Gerrard ia ktheu favorin (52’).

Edhe Luis Suarez u regjistrua në listën e golashënuesve në minutat shtesë (90’+2). Jose Enrique e dha asistin.

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli numëron 25 pikë, ndërsa pozita e tretë është vetëm pesë pikë larg. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.