Pellegrini: Fitorja ndaj Realit mbyll një vit shumë të mirë

15:04 / 23.12.2012

Kryetrajneri i Malagas, Manuel Pellegrini, ka qenë në disponim të mirë pas fitores ndaj Real Madridit me rezultat 3-2 të shtunën mbrëma.

 “Është kënaqësi të mbaroni vitin në këtë mënyrë, pasi kemi qenë të mirë në Ligën e Kampionëve, duke përfunduar fazën grupore pa humbje”.

“Është mirë që u kemi dhuruar tifozëve kënaqësinë e të mposhturit Real Madridin. Shpresoj se problemet jashtë fushës të zgjidhen dhe se ne të luftojmë edhe këtë vit për trofeun e Ligës së Kampionëve dhe për ndonjë vend në garat evropiane në fund të sezonit”, ka deklaruar Pellegrini. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.