Sturridge t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te Liverpooli
Sulmuesi i Chelseat, Daniel Sturridge, pritet që t’iu nënshtrohet testeve mjekësore te Liverpooli, pasi pritet që të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit. Anglezi pritet t’i bëjë ekzaminimet fizike në qendrën e stërvitjeve të klubit në Melwood, pasi që besohet se ai ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Liverpoolit.
Liverpooli gjithashtu ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Chelseat dhe pritet të paguajnë 14.7 milion euro për 23 vjeçarin.
Sturridge ka bërë shumë pak paraqitje për Chelsean këtë sezon, pasi trajnerët si Roberto Di Matteo dhe zëvendësuesi i tij Rafael Benitez, besuan më shumë në Fernando Torresin./Telegrafi/