"Vetëm më të mirët luajnë për Bayernin"

12:16 / 26.12.2012

Drejtori i Bayernit të Munichut, Matthias Sammer, ua ka tërhequr vërejtjen lojtarëve që të kenë kujdes, pasi vetëm më të mirët do të qëndrojnë, të tjerët largohen nga klubi.

 “Ne duam të bëhemi më të mirët në Gjermani dhe Evropë. Secili që nuk i plotëson këto kërkesa, nuk është lojtar për Bayernin e Munichut”.

“Ne duhet që të sigurohemi se titujt vijnë te ne dhe prandaj duhet që vetëm lojtarët më të mirë të vijnë te Bayerni”, është shprehur Sammer. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.