E ardhmja e Villas në duart e Barcës

10:07 / 27.12.2012

Agjenti i David Villas, Victor Onate, e ka bërë të qartë se ardhmja e klientit të tij qëndron në duart e Barcelonës.

Mediat kanë raportuar se spanjolli mund të largohet nga Camp Nou, ndërsa Chelsea ose Arsenali mund të jenë destinacioni i tij.

“Vazhdimisht ka spekulime për Davidin, sepse ai është një sulmues i shkëlqyer, mirëpo e ardhmja e tij është në duart e Barcelonës”.

“Ata kanë një kontratë dhe është e rëndësishme që të respektohen dokumentet e tilla”, ka thënë Onate për Sky Sports. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.