Chelsea pret lëshimet e liderëve

12:58 / 27.12.2012

Strategu spanjoll, Rafael Benitez, ka thënë se Chelsea do të vazhdojë të përparojë dhe do të presë gabimet e liderëve të Ligës Premier, Manchester United dhe Manchester City.

Blutë gjenden katër pikë prapa pozitës së dytë (City) dhe 11 pikë prapa vendit të parë (United), ndërsa kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Nuk mund të kemi kurrfarë ndikimi në ndeshjet tjera, duhet ta kryejmë punën tonë dhe të mos frustrohemi nga rezultatet e të tjerëve”.

“Mesazhi është shumë i qartë – nëse skuadra jonë përparon dhe vazhdon të fitojë ndeshje, atëherë do ta kemi shansin tonë”, ka deklaruar Rafa për Mirror. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.