Chicharito dëshiron të jetë titullar

20:18 / 27.12.2012

Sulmuesi i Manchester United, Chicharito, shpreson që të fitojë një rol të rregullt në formacionin startues, pas golit të fitores të realizuar ndaj Newcastle Unitedit.

 Chicharito shënoi në minutën e fundit për t’i dhënë një fitore të madhe Uniedit, pasi rivali direkt për titull, Manchester City pësoi humbje nga Sunderlandi.

“Pyesni secilin lojtar në botë dhe ata do t’iu thonë se dëshirojnë të luajnë në secilën ndeshje. Por, konkurrenca në klub është e madhe. Është klubi më i madh në botë. Këtu janë pesë sulmues të cilët duan të jenë pjesë e ndeshjeve”.

“Unë dua që të tregoj veten se duhet të luaj nga minuta e parë”, është shprehur Javier Hernandez. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.