Falcaos i pëlqen rezistenca e klubit për të mos e shitur

21:11 / 27.12.2012

Yllit të Atletico Madridit, Radamel Falcao, i pëlqen shumë rezitenca e klubit dhe ka falënderuar presidentin Enrique Cerezo për tentimet e tij për ta mbajtur në kryeqytetin spanjoll.

 Falcao kërkohet nga gjysma e klubeve më të forta europiane duke përfshirë PSG-në dhe Real Madridin, ndërsa është vet sulmuesi ai që ka falënderuar presidentin e klubit për rezistencën.

“Unë jam falënderues për tentimet e Enrique Cerezos për të qëndruar në klub. Unë falënderoj Zotin për rezultatet e mira. Ne presim që kështu të jetë deri në fund të sezonit”, ka theksuar Falcao. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.