Kluivert: Messi më i miri në histori
Ish-sulmuesi i njohur, Patrick Kluivert, beson se Lionel Messi nuk është vetëm futbollisti aktualisht më i miri në planet, por edhe futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. “Cristiano Ronaldo është shumë i mirë, por ai e ka fatin e keq që po luan në të njëjtën epokë me Lionel Messin”.
“A është Messi futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Për mua, po”, është shprehur Kluivert. /Tele