Ferdinand: Kemi pranuar shumë gola

15:34 / 28.12.2012

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka deklaruar se 28 golat që ka pranuar deri tani ekipi i tij janë shumë.

“Kemi pranuar shumë gola deri tani dhe duhet ta ndryshojmë këtë gjë. Ne duhet të bëjmë përpjekje të mëdha që ta përforcojmë pozitën tonë, por nëse dëshirojmë ta bëjmë këtë duhet t’i zgjidhim këto probleme”.

“Ne duhet t’i meritojmë paratë që tifozët i harxhojnë për të na parë duke luajtur”, ka thënë Ferdinand. /Telegrafi/

 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.