Bayerni nuk interesohet për Holtbyn

17:11 / 28.12.2012

Agjenti i Lewis Holtby, Marcus Noack, ka përgënjeshtruar spekulimet se Bayern Munichu është i interesuar për shërbimet e mesfushorit të Schalkes.

Është raportuar se 22-vjeçari e ka refuzuar kontratën e re me klubin aktual, ndërsa është lidhur me klube të shumta evropiane, mes tyre bavarezët dhe Liverpooli.

“Njoftimet më kanë befasuar. Nuk ka asgjë të vërtetë nga ky thashethem, është vetëm spekulim”, ka thënë agjenti për TZ. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.