Vetëm Roma mund ta sfidojë Juven për titull

21:23 / 29.12.2012

Përzgjedhësi i Rusisë, Fabio Capello, beson se Roma është i vetmi ekip që mund ta sfidojë Juventusin në garën për Scudetto.

Bianconerët janë liderë në Serie A me tetë pikë epërsi nga përcjellësi i parë Lazio, ndërsa po përcillen hap pas hapi edhe nga Fiorentina, Interi, Napoli dhe Roma – kjo e fundit gjendet 12 pikë prapa liderit.

“Mendoj se në letër, e vetmja skuadër që mund ta sfidojë Juventusin është Roma”.

“Kjo skuadër e Juves po luan shumë mirë dhe duhet të urohen, edhe pse nuk kanë kundërshtarë të vërtetë”.

“Në ditët e mia te Juve, konkurrentët tanë për titull ishin Milani, Interi dhe Roma”.

“Milani tash është pa shumë lojtarë të rëndësishëm, por Roma është akoma aty dhe mund të garojë për titull”, ka deklaruar ish-trajneri i Juventusit, Milanit dhe Romës për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.