Pirlo po aq i mirë sa Messi – krahason Buffon

22:43 / 29.12.2012

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka deklaruar se bashkëlojtari i tij Andrea Pirlo ka po aq kualitet sa Lionel Messi, mirëpo mesfushorin italian nuk e vlerësojnë sa duhet sepse nuk shënon aq shumë gola.

“Ai (Messi) është një lojtar në një gjeneratë. Mendoj se asnjë qenie njerëzore nuk do t’i përsërisë numrat (e golave) që ka arritur Messi”.

“Mirëpo, ai është një sulmues, prandaj numrat janë në anën e tij. Mendoj se Andrea Pirlo ka kualitetin e njëjtë”.

“Ai nuk duhet ta ketë zili askënd, por në botën e futbollit çmimet u jepen atyre që shënojnë gola”, ka thënë kapiteni i Juventusit për Sport Mediaset. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.