Hitzfeld: Bayerni, ekipi më i mirë në Evropë

11:05 / 30.12.2012

Ish-trajneri i Bayernit të Munichut, Ottmar Hitzfeld, ka deklaruar se bavarezët këtë sezon e kanë ekipin më të mirë në gjithë Evropën.

 Bayerni ka shfaqur formë impresive këtë sezon dhe do të ketë punë me Arsenalin në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve.

“Natyrisht, shumë varet nga shorti, por unë jam i sigurt se Dortmundi dhe Bayerni janë kandidatë potencial për titull”.

“Duke parë skuadrën e Bayernit, pa dyshim mund të them se që prej verës nuk ka ekip më të fortë se Bayerni”, ka thënë Hitzfeld. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.