Mourinho: Do t’i blej verë të shtrenjt Fergusonit

12:07 / 30.12.2012

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, mezi pret që të përballet me strategun Sir Alex Ferguson në kuadër të Ligës së Kampionëve. Portugezi pos tjerash thotë se skocezi është ikonik...

 Reali është shortuar me Manchester Unitedin për 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve dhe Mourinho thotë se nuk i pritet fillimi i sfidës së parë.

“Ne përballemi me një ekip që ka një prej trajnerëve më ikonikë. Ferguson është i vetmi që dëshiron të bëjë muhabet vetëm me verë shumë, shumë të shtrenjt, kështu që për mua do të jetë pak shtrenjt pasi do të duhet t’ia blej një verë shumë të mirë”.

“Do të jetë fantastike dhe ne jemi të motivuar për të mposhtur Unitedin me filozofinë që ngërthen Real Madridi si klub”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.