Moyes: Ishim të pafat ndaj Chelseat

12:09 / 31.12.2012

Menaxheri i Evertonit, David Moyes, beson se skuadra e tij ishte e pafat që u mposht 2-1 nga Chelsea në Goodison Park.

Vendasit dominuan në 25 minutat e para të takimit dhe kaluan në epërsi përmes Steven Pienaar, por dy gola të Frank Lampard në secilën pjesë të lojës përmbysën rezultatin.

“Ne nuk jemi të zhgënjyer me mënyrën se si luajtëm pasi ne kemi luajtur vërtet mirë dhe kemi qenë në nivel shumë të afërt me kampionët e Evropës”.

“Por ne nuk ia dolëm në fund. Ne kemi luajtur shumë mirë për të nxjerrë golin e dytë, por ishim të pafat”, ka thënë Moyes. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.