Rijkaard: Nuk ka një plumb magjik për të mposhtur Barcën

13:26 / 31.12.2012

Ish-trajneri i Barcelonës, Frank Rijkaard, mendon se nuk ekziston një “plumb magjik” që mund t’i mposhtë Blaugranët.

Frank Rijkaard ringjalli Barcelonën sa ishte nën drejtimin e saj, sukses që nga viti 2008 u vazhdua edhe nga zëvendësi i tij Pep Guardiola, dhe që premton të mos bie as tash nën udhëheqjen e Tito Vilanovas.

“Nuk ka një plumb magjik, por ju duhet t’i adaptoheni stilit të tyre. Shumica e klubeve të cilët kanë pasur sukses kundër Barcelonës janë mbështetur në një mbrojtje të organizuar dhe disiplinuar”.

“Inter dhe Chelsea të dy e kanë eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve dhe pastaj ju keni Real Madridin [që e fitoi La Ligan sezonin e kaluar]”.

“Ju mund ta quani ‘Receta e suksesit e Jose Mourinhos’, të cilën ai e filloi derisa ishte te Chelsea. Nëse ju luani ndaj Barcelonës kështu dhjetë herë, ju mund t’i mposhtni ata një herë, por sigurisht kjo nuk ju garanton sukses”, ka thënë Rijkaard. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.