Messi: Më mungon vetëm Kupa e Botës

14:12 / 10.01.2013

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, e ka pranuar se fitimi i Kupës së Botës me Argjentinën është gjëja e vetme që po i mungon në karrierën e tij impresionuese.

Superylli i Barcelonës ka bërë histori këtë javë, pasi është bërë lojtari i parë që ka fituar katër herë rresht "Topin e Artë" (Ballon d'Or).

"Fitimi i Kupës së Botës është ajo që më mungon. E vërteta është se do të ndërroja gjithë trofetë e 'Topit të Artë' për një Kupë të Botës”.

“Asgjë nuk krahasohet me të qenët kampion bote. Dua të arrij gjëra me Barcelonën dhe shtetin tim, një gjë që e kam ëndërruar gjithmonë", ka thënë Messi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.