Mourinho i pakënaqur me Di Marian

9:29 / 16.01.2013

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, raportohet se nuk është i kënaqur me formën e Angel di Marias.

Anësori argjentinas ka dështuar të fitojë vend të rregullt në ekipin e parë këtë sezon dhe Marca shkruan se ai është qortuar nga Mourinho gjatë barazimit ndaj Osasunas.

“Ti nuk bën asgjë. Kur ke marrë më pak para, ke luajtur më mirë. Që kur ke rinovuar, nuk luan mirë aspak ose shumë pak”, citohet t’i ketë thënë Mourinho lojtarit të tij.

Portugezi gjithmonë e ka vlerësuar lart Di Marian, duke mbështetur nënshkrimin e tij nga Benfica para trash yllit të Manchester Cityt, David Silva. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.