Sneijder: Nuk dua të ndihem në presion

20:19 / 16.01.2013

Mesfushori kreativ i Interit, Wesley Sneijder, është shprehur i pakënaqur me situatën e tij duke thënë se nuk i pëlqen të ndihet nën presion për të marrë vendim.

Pas ofertës që bëri Galatasaray në drejtim të holandezit ka ardhur edhe një ofertë nga Liverpooli dhe tani drejtuesit zikaltër po i bëjnë presion lojtarit që të vendosë më shpejt se për cilin klub do të nënshkruajë.

“Të gjithë lojtarët që tani duan ta ndërrojnë ekipin duhet të vendosin se ku do të shkojnë para fundit të janarit, kështu do të bëj edhe unë”.

“Nuk jam duke u ngutur dhe nuk dua të nxitoj në marrjen e vendimit. Pas gjithçkaje që kam bërë për këtë ekip, në kontekstin që kemi rishkruar historinë me bashkëlojtarët e mi, nuk dua të ndjehem në presion”.

“Nuk dua të ndihem kështu, nuk dua të jem i obliguar që ta marr një vendim aq të rëndësishëm për karrierën time, për një kohë të shkurtë dhe nuk ka të bëjë asgjë me paratë”, ka thënë Sneijder për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.