United në raundin e katërt të FA Cup

22:57 / 16.01.2013

Ka mjaftuar një gol i shënuar në pjesën e parë që Manchester Unitedi ta eliminojë West Ham Unitedin nga Kupa FA.

Sfida e parë ndërmjet këtyre dy klubeve që u zhvillua në Upton Park, u mbyll me shifra të barabarta, prandaj përsëritja në Old Trafford vendosi se kush do të shkojë tutje.

Wayne Rooneyt, i cili kthehej në formacionin bazë, nuk iu desh shumë kohë për të shënuar (9). Anderson pasoi te Chicharito, meksikani asistoi te anglezi, i cili gëzoi tifozët vendas.

Në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq fituan një penalti pas një prekjeje të topit me dorë në zonë, mirëpo Rooney e dërgoi topin mbi portë.

Fulhami është kundërshtari i Manchester Unitedit në raundin e katërt. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.