Schuster: Si do t’ia dalë Guardiola me drejtusit?

21:14 / 17.01.2013

Ish-ylli i Barcelonës dhe Real Madridit, Bernd Schuster, ka vënë në pikëpyetje aftësinë e Pep Guardiolës për të menaxhuar me drejtuesit tjerë kontravers të Bayernit.

“Unë shoh shumë vështirësi për Guardiolën. Ata kanë një drejtor sportiv dhe shumë zyrtarë të tjerë. Ai do të luftojë me të gjithë”.

“Dhe... është shumë e komplikuar të kesh punë me ata njerëz. Ata gjithmonë do të përzihen me mendimet e tyre”.

“Bayerni kërkon shumë, por edhe tradicionalisht është kujdesur mirë për lojtarët dhe trajnerët”, është shprehur Schuster.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.