Valdes konfirmon se nuk do të rinovojë

22:37 / 17.01.2013
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, ka njoftuar klubin se ai nuk e ka në plan që të rinovojë kontratën e tij e cila skadon në vitin 2014.

 Zyrtarët e Barcelonës mbajtën bisedime me portierin të enjtën dhe tashmë katalanasit janë hedhur në treg për një portier të ri kualitativ, pasi Valdes vendosi të mos rinovonte.

“Agjentët e Victor Valdes i kanë thënë Barcelonës në takimin e mbajtur sot pasdite se me vendim të parrevokueshëm lojtari nuk do të rinovojë kontratën, duke shmangur bisedimet e mëtutjeshme për pagën e tij”, i kanë thënë zyrtarë të Barcelonës agjencisë Efe.

Kontrata e Valdes skadon më 30 qershor të vitit 2014 dhe ai pritet që ndoshta edhe më herët të largohet nga klubi, pasi disa herë ka shprehur hapur dëshirën për të përjetuar kultura të reja. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Victor Valdes, Foto: Getty Images
Victor Valdes, Foto: Getty Images
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Bayern Munich 4-0 Barcelona
 
 
Magazina
18:36 / 21.05.2013

‘Viktima’ Arian Çani (Video)

Moderatori i njohur i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili shpeshherë vë në vështirësi personalitete të njo...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.