Barcelona respekton vendimin e Valdes

17:11 / 18.01.2013
Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka thënë se klubi katalanas do të respektojë Victor Valdesin dhe vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën.

Valdes ka njoftuar klubin me anë të agjentëve të tij se nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe drejtuesit e Barcelonës kanë respektuar vullnetin e tij.

“Ne kemi mbajtur takimin e parë për inicimin e rinovimit të Valdes. Takimi filloi duke pritur që shpejt të arrihej rinovimi me vullnetin e të dyja palëve, pasi e konsiderojmë portier të klasit botëror”.

“Por, para se të bënim ofertën tonë apo para se të bisedonim diçka, agjenti i tij tha se vendimin ai tashmë e kishte marrë dhe se ai nuk do të qëndrojë më shumë se sa deri në verën e vitit 2014. Është një vendim i parevokueshëm”.

“Ne duhet që të repsektojmë vendimin professional të lojtarit që kaloi 12 vite të suksesshme në shtëpinë e tij. Duke pasur parasysh këtë, ju kërkoj ta respektoni portierin tonë legjendar”, ka thënë Zubizarreta. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Andoni Zubizarreta, Foto: Reuters
Andoni Zubizarreta, Foto: Reuters
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Koreografia e Plisave në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.