Napoli nuk e shet Cavanin

18:10 / 18.01.2013

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se nuk ka mundësi që sulmuesi, Edinson Cavani, të largohet drejt ndonjë klubi anglez gjatë afatit kalimtar të janarit.

 City dhe Arsenali kanë shfaqur interesim për Cavanin, por presidenti napolitan si gjithmonë i ka përshëndetur klubet e interesuara duke i refuzuar ato.

“Për Cavanin më kanë ofruar edhe 55 milionë euro dhe unë kam refuzuar. Unë kam nevojë për të, jo për të holla”, ka thënë De Laurentiis.

Cavani këtë sezon ka shënuar 25 gola në 24 paraqitje për Napolin. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.