Ferguson: Bale ishte pranë United

16:02 / 20.01.2013

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë se ka tentuar ta tranferojë Gareth Balen kur ai ishte te Southamptoni, por këta të fundit refuzuan ofertën e United dhe kështu njeriu që vlen 70 milionë euro i është bashkuar Tottenhamit.

“Ne tentuam të transferonim Balen nga Southamptoni dhe ata na e refuzuan ofertën. Nuk ishte lojtari që na refuzoi, ishte Southamptoni dhe disa javë më vonë ai nënshkroi për Tottenhamin”.

“Ndodhin në jetë këso gjërash. Kam thënë më parë se ne kemi kërkuar Paul Gascoigne, por ne e morëm Paul Ince, i cili u shndërrua në legjendë. Këto gjëra ndodhin”, ka thënë Sir Alex.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.