Oezil: Dua të bëhem më i miri në botë
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Oezil, ka thënë se një ditë dëshiron ta tejkalojë Lionel Messin e të bëhet futbollisti më i mirë në botë.“Messi është lojtar i jashtëzakonshëm, por unë e kam dëshmuar veten në ndeshjet e mëdha kundër Barcelonës”.
“Luaj rregullisht për klubin më të mirë në botë dhe natyrisht që dua të bëhem futbollisti më i mirë në botë”.
“Pritjet e mia për veten janë shumë të larta dhe kam besim se mund t’i arrij ato”, ka thënë gjermani për Bild. /Telegrafi/