Allegri kërkon përmirësim

18:41 / 20.01.2013

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka kërkuar nga lojtarët e tij që të jenë më të pamëshirshëm përpara golit.

Rossonerët fituan me rezultat 2-1 kundër Bolognas të dielën, megjithatë trajneri kërkon agresivitet më të madh.

“Sot (e diel) skuadra luajti mirë... Është e qartë se duhet t’i përfundojmë më mirë ndeshjet, kurse në vend se ta bënim këtë ne rrezikuam në fund”.

“Duhet të përmirësohemi, sepse nuk bën ta dominojmë një ndeshje në këtë shkallë dhe të rrezikojmë nga momentet e naivitetit. Do të ishte i vështirë për t’u përtypur barazimi këtë pasdite”, ka deklaruar Allegri. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.