Atletico më afër Barcës, lëndohet Falcao

21:06 / 20.01.2013

Atletico Madridi e ka mposhtur Levanten me rezultat 2-0 në Estadio Vicente Calderon.

Adrian në pjesën e parë (32’) dhe Koke në të dytën (60’), shënuan golat e vendasve.

Në këtë takim u lëndua sulmuesi kryesor i madrilenëve, Radamel Falcao, i cili e lëshoi fushën në minutën e 58-të.

Pas kësaj fitoreje Atletico Madridi ngushton në tetë diferencën e pikëve me liderin Barcelona. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.