NBA: Mbaron sezoni për Varejao, i zbulohet tromb në mushkëri

22:20 / 21.01.2013

Qendra e Cleveland Cavaliers, Anderson Varejao, do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit në NBA, sepse i është zbuluar një tromb gjaku në mushkërinë e djathtë.

30-vjeçari u lëndua në dhjetor të vitit të kaluar dhe u desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike gjatë këtij muaji, nga e cila do të duhej të pushonte dy muaj.

Mirëpo, pas shfaqjes së problemeve serioze, ai është dërguar në spital ku është zbuluar trombi dhe është duke u trajtuar me terapi anti-koaguluese.

Në një komunikatë të Clevelandit thuhet se braziliani do të shërohet plotësisht, megjithatë kjo do të marrë kohë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.