Juve mposhti Barcën dhe Realin për Pogban

9:37 / 22.01.2013

Agjenti i Paul Pogba, Mino Raiola, ka zbuluar se Juventusi kishte mposhtur klubet më të mëdha evropiane për të nënshkruar me lojtarin nga Manchester United verën e kaluar.

“Paraqitja e tij ishte kënaqësi, por unë tashmë e kam ditur se ai kishte aftësi të caktuara. Pajtohem me menaxherin e Juventusit, Antonio Conte, se ta lavdërojmë atë tash nuk ka kuptim”.

“Ai ka treguar se ka potencial, por ai duhet të vazhdojë të punojë, duhet të forcohet fizikisht dhe të rritet me këmbë në tokë”.

“Pastaj ai mund të bëhet një prej lojtarëve më të mirë në botë në pozitën e tij. Si të gjithë lojtarët e mëdhenj, ai ka limit vetëm veten”, ka thënë Mino Raiola për Corriere dello Sport.

“Kush tjetër e kërkoi atë? Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid dhe klubet tjera angleze. Interi? Po, por ata u pajtuan të respektojnë një marrëveshje me Manchester United”, ka shtuar superagjenti. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.