AO: Djokovic në katërshen më të mirë

13:56 / 22.01.2013

Tenisti më i mirë në botë, Novak Djokovic, ka siguruar vend në gjysmëfinalen e Australian Open, duke mposhtur në katër sete (6-1, 4-6, 6-1, 6-4) të pestin e renditur në botë Tomas Berdych.

Pas betejës së lodhshme në çerekfinale ndaj zviceranit Stanislas Wawrinka, fitorja e sotme ndaj çekut ishte shumë më e lehtë për serbin.

Djokovic, i cili tash ka çuar në 57 numrin e fitoreve radhazi ndaj tenistëve jashtë top katërshit, në gjysmëfinale do të përballet me David Ferrerin, në kërkim të titullit të tretë radhazi në Melbourne Park. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.