El Shaarawy: Kaka, idhulli im

10:24 / 25.01.2013

Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy, thotë se ai është rritur duke pasur idhull mesfushorin e Real Madridit, Kaka.

“Idhulli im derisa rritesha ishte Kaka. Nuk ka dyshime. Ndeshja që mbaj mend më së shumti si i ri ishte finalja e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit në vitin 2003. Ky është kujtimi që më jep kënaqësinë më të madhe”.

“Megjithatë, si lojtar, ndeshjen të cilën e mbaj mend më me kënaqësi ishte kur shënova golin tim të parë kundër Udineses”.

“Kam qenë tifoz i Rossonerëve që kur kam qenë fëmijë. Ky gjithmonë ka qenë klubi im favorit”, ka thënë Shaaray për revistën Forza Milan. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.