Ancelotti: Anelka, i mirë për Juventusin

16:22 / 27.01.2013

Trajneri i PSG-së, Carlo Ancelotti, beson se Juventusi ka bërë një përforcim të qëlluar me Nicolas Anelkan, duke thënë se ai do t’ia dalë mbanë në Turin.

 ”Ai do t’ia dalë mbanë në Turin sepse është lojtar i madh. Anelka u stërvit me ne për një javë dhe ai mund të luajë në cilindo prej klubeve më të mëdha në botë. Jam i sigurt se nuk do të ketë probleme te Juve”.

”Anelka po kthehet nga pushimi dhe si të gjithë lojtarët që nuk luajnë për një kohë të gjatë, atij i nevojitet një program i duhur i trajnimit”, ka thënë Ancelotti./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.